Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
90 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Mbikalimet e papërfunduara në autotradën Rrogozhinë – Fier, replika dhe dakordësi mes Braçes dhe Bashës, deputeti i PS kërkon verifikim nga ministrja

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur në Kuvend shqetësimin e mbikalimeve të papërfunduara ende në autostradën Rrogozhinë – Fier, ku ka treguar edhe disa foto se objektet e planifikuara për të qenë mbikalime, kanë vite që qëndrojnë gjysmë të ndërtuara.

Ai u shpreh se përgjegjësia bie mbi qeverinë socialiste nga viti 1999-2001 dhe qeverinë demokrate në vitet 2005-2007, teksa shtoi se do të sjellë në Kubend javën tjetër raportet e KLSH për këtë rrugë. Gjithashtu Braçe kërkoi që të verifikohet projekti i kësaj rruge, për të vënë para përgjegjësisë personat që kanë përfituar në kurriz të shqiptarëve.

Pas fjalës së Braçes është ngritur për replikë kryedemoikrati Basha, i cili e komplimentoi Braçen për shqetësimin e ngritur, por u shporeh se rruga Rrogozhinë-Fier ishte një investim i partnerëve italianë, dhe janë ata që duhet të kthejnë përgjigjet e pyetjeve të Braçes

Erion Braçe: Padiskutim që korrupsioni është problem. Pastrimi nga korrupsioni, lufta ndaj tij, kërkon raste konkrete, kërkon prova dhe fakte, sidomos kur bëhet fjalë për përdorimin e parasë publike. Në dy periudha të ndryshme kohore, nga 1999-2001, dhe tjetra nga 2005-2007, dy qeveri, morën përsipër të ndërtojën akset rrugore nga Lushnja në jug të vendit. E para mori përsipër rrugën Rrogozhinë-Lushnje, e dyta Lushnje-Fier. Të dyja të ndërtuara gabim.

Ndërkohë që qeveria e parë zgjidhi problemin duke ndërtuar disa rrotullame, qeveria tjetër për herë të parë na dha mundësinë të shohim një autostradë që ndërpritet në 4 segmente. Shkon me shpejtësi dhe pas 2 apo 3 kilometrash duhet të kthehesh. Kjo e dyta ishte vepra e parë e një ylli të ri në ngjitje. Mungesa e përvojës u vu re. Aq dinte dhe aq mundi të bëjë. Përtej faktit që rruga u ndërtua me shtuf dhe u shtrua me rrul, dua të di, po mbikalimet ku shkuan? Do t’i kërkoj ministres të verifikojë nëse ishin mbikalimet në projekt.

Shikoni si ka ngelur, në ajër. As nuk hipën dot dhe as nuk zbret dot. Ky këtu është nënkalim, ku papaqët, motorrat, unë, hyjmë këtu. Kryetarit të opozitës i pret flokët, ndërsa kryeministrit i presin kokën këto nënkalime. Nuk është më justifikim ylli në ngritje i asaj kohe. Na intereson që banorët e zonës të kenë akses në të dyja anët e rrugës.

Është koha për verifikim. Kam lexuar raportet e KLSH për këtë rrugë. Tani më intereson verifikimi, projekti ka qeë me mbikalime apo pa mbikalime. Pastaj i kalon kësaj qeverie të marrë masa. Kam një shqetësim që vjen në rritje, nga ekonomia më e madhe bujqësore e vendit. Janë çmimet e plehrave kimike. Padiskutim që dua të ndalem në 3 gjëra.

Këto produkte nuk mbajnë më TVSH. Konkurenca në treg duhet të kthehet sa më parë. Këto produkte i ka një kartel me qendër në Vorë. E treta, duhet asistencë për bujqit, për të ditur se çfarë të përdorin dhe si t’i përdorin. Rritja e kontrollit për cilësinë dhe sasinë dhe mënyrën e përdorimit të tyre.

Lulzim Basha: Dëgjoj të paktën një anëtar të PS-së që flet sikur është deputet për herë të parë i PD-së. Është një ndër deputetët më jetëgjatë, ndër më aktivët dhe kolegët më thonë që kërkonte informacion nga një qeveri, të cilët ia jepnin. Meqë po flasim për një zonë që e kam shumë përzemër, atyre me siguri iu kujtohet diçka. Rruga ishte projektuar, financuar dhe ishte gati të fillonte, por nuk fillonte kur qeveriste PS. Pse nuk fillonte, këtë mnund t’ia thoënë partnerët italo-shqiptarë. Fondet në dispopzicion nuk parashikonin rrugë dytësore dhe përfundimin e mbikalimeve. Atëherë numri minimal i pjesëmarrëse në tebnder ishte 5, tani nuk janë më. Sepse ky regjim, është baba i korruspionit.

Erion Braçe: Dua ta theksoj, se kur flasim për korrupsionin në Parlament, pa më të voglin diskutim që duhen prova dhe fakte, nuk duhen as nona dhe as baba. Po të jetë për këta, përgjigja është: Nona, baba, tezja, xhaja, në çdo periudhë, përpara drejtësisë nga i pari te i fundit, pa mbrojtje ligjore politike dhe morale nmgha asnjë, pavarësisht se çfarë janë.

Gjithë sa thashë për këtë projekt, është e dokumentuar në KLSH, do e sjell javën tjetër. Ky është mbikalimi. Nëse s’ka patur para për këtë, si u ngrit kjo? Pse u mor në dorëzim kjo vepra? Kishim ndonjë detyrim ndaj këtryre italianëve? Mund ta dimë pse u mor në dorëzim kjo?

Lulzim Basha: Programi italian i dha lekët për rrugët dhe u bë ajo rrugë. Po 8 vite në pushtet pse nuk i bëtë ato rrugë anësore dhe pse nuk i përfunduat ato mbikalime.

Erion Braçe: Po, ke të drejtë

Lulzim Basha: Përgjigjen për veprat e munguara në Shqiëpri dhe për gjëmat e regjimit, e ke këtu mes Zambias dhe këtij tjetrit: Shqipëria e dyta në botë për nivelin e ryshfetit. Ky është baba i korruspionit, nëna e korrupsionit, e keqja që ka zënë për fyti shqiptarët.

Screenshot 5 40

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img