Hapësire reklamuese

Rajoni

Mbijetoi me vajzën 4 vjeçe, me lot në sy gruaja rrëfen se si serbët dogjën të gjallë 77 shqiptarë: Kishte foshnja...

Shkruar nga Newsbomb
Mbijetoi me vajzën 4 vjeçe, me lot në sy gruaja rrëfen se

23 vjet më parë ushtria dhe policia serbe vranë dhe dogjën 53 civilë në Poklek të Drenasit. Dëshmitarët e mbijetuar sot përkujtojnë tmerrin e asaj dite, ku një prej tyre është Lumnije Muqolli e cila ka rrëfyer se si forcat serbe kryen masakrën e tmerrshme në shatin e saj.

Ajo thotë se përveç saj, janë edhe pesë të mbijetuar të tjerë, njëra prej tyre është edhe vajza e saj Nita, atëherë 4 vjeçe.

“Sot është dita e përvjetorit tonë, kjo ditë mua sot më kujton para 23 vjetësh çfarë ka ndodhur në familjen tonë. Unë jam Lumnije Muqolli e mbijetuara e masakrës ku janë vrarë dhe janë djegur 53 civilë, prej aty kemi shpëtuar 6 dëshmitarë jemi, unë me vajzën Nitën atëherë ka qenë 4-vjeç.   Kjo ditë mua dhe gjithë familjes sonë na djeg shpirtin, sepse kujton momente shumë të vështira që kam përjetuar dhe parë aty, sa njeri është mbytur, të plagosur që nuk kam pasur mundësi t’iu ndihmojë, janë djegur dy herë i kanë djegur kufomat, kanë dashur t’i zhdukin gjurmët krejt që të mos dihej se ka pasur njerëz në atë vend ku kemi qenë ne”, tha ajo.

Kujtojmë se 23 vite më parë në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër komuna e Drenasit, ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75-vjeçar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll