Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mbi 94 mijë PAUND në furgon drejt Shqipërisë, procedohet penalisht një 49-vjeçar në Kakavijë

Shkruar nga Newsbomb
Mbi 94 mijë PAUND në furgon drejt Shqipërisë, procedohet

Një 49-vjeçar është proceduar penalisht nga policisa e Kakavijë pasi nuk ka deklaruar një shumë të madha parash në doganën e Kakavijës.

Bëhet me dije se është proceduar penalisht shtetasi N. T., 49 vjeç, banues në Dimal.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në një vend të përshtatur në automjet gjetën të fshehura 86.810 paund, ndërsa në një çantë dore gjetën dhe 7400 paund, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.     

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.  

Sekuestrohen në total 94210 paund.   

Procedohet penalisht poseduesi i shumës monetare.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në kontroll më të detajuar, automjetin tip furgon me drejtues shtetasin N. T., 49 vjeç, banues në Dimal.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në një vend të përshtatur në automjet gjetën të fshehura 86810 paund, ndërsa në një çantë dore gjetën dhe 7400 paund, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.     

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, drejtuesi i furgonit, shtetasi N. T. u procedua penalisht për veprat penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll