Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
72 %
4.6kmh
75 %
Hën
14 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
12 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Mbi 910 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë 10 ditëve të para të muajit Nëntor në vendin tonë janë kryer më shumë se 15 mijë vaksinime kundër Covid-19. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila inspektoi qendrën shëndetësore në Selitë, ku theksoi se gjendja e gatishmërisë është shtuar.

“Gjendja e shtuar e gatishmërisë është edhe në vendin tonë për faktin se jemi të fokusuar te programi më i rëndësishëm që është vaksinimi kundër COVID. Kemi filluar me dozat e treta, vaksinimin e moshave +16 vjeç dhe fëmijëve +12 vjeç që kanë probleme me sëmundje të ndryshme që lidhen me imunitetin. Më shumë se 15 mijë vaksinime janë kryer gjatë këtyre ditëve të muajit nëntor”, u shpreh ministrja.

Manastirliu bëri me dije se deri më tani janë vaksinuar me të dyja dozat mbi 910 mijë qytetarë, ndërkohë që kanë mbërritur në total më shumë se 2 mln e 500 mijë vaksina kundër Covid-19.

“Vaksinimi për rritjen e mbulesës vaksinale vazhdon. Janë vaksinuar me të dy dozat më shumë se 910 mijë qytetarë, ndërkohë që vijojmë me furnizimin. Kanë mbërritur në vend më shumë 2 mln e 500 mijë vaksinimi. Do vazhdojmë me planin e vaksinimit derë më derë”, tha Manastirliu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img