Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
36 %
3.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mbi 90 kg drogë përmes Liqenit të Shkodrës, “Shqiponjat” arrestojnë 32 vjeçarin e shpallur në kërkim, në pranga dhe shoku i tij (EMRAT-VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mervis Hysja, 32 vjeç ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim për një episodë të trafikut të drogës në vitin 2018, përmes Liqenit të Shkodrës. Në pranga ka rënë dhe shoku i tij, shtetasi Fabian Mezini.

Në vijim të punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim,  shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Mervis Hysaj, 32 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Si dhe u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale ”Përkrahja e autorit të krimit”, i shtetasit Fabian Mezini 22 vjeç, banues në Kamicë, Malësi Madhe.  Shtetasit e lartpërmendur janë kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke qarkulluar së bashku në një automjet.

Shtetasi M. H., në vitin 2018, së bashku me shtetasin E. H. (i arrestuar në 2019 ), në vendin e quajtur “Syri i Kripës”, në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, kanë tentuar të trafikonin nëpërmjet liqenit të Shkodrës, një sasi prej 93 kg bimë narkotike të llojit marijuanë.

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, për shtetasin Mervis Hysaj u bë ekzekutimi i vendimit të datës 08.05.2018 të Gjykatës së Apelit Shkodër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img