Policia e Sarandës ka identifikuar dhe asgjësuar plot 9,841 rrënjë të bimës narkotike kanabis sativa në dy fshatra të ndryshme.
5,841 rrënjë kanabis janë shkatërruar në fshatin Ninat të Bashkisë Konispol prej të cilave 4,023 rrënjë ishin të mbjella në kubikë, me lartësi deri në 5 cm dhe 1,818 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi 5 – 9 cm.
4,000 rrënjë kanabis janë shkatërruar në fshatin Livadhja, të mbjella në vendin e quajtur “Kalaja e Ali Pashës”, prej të cilave 2,000 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi deri në 15 cm dhe 2,000 rrënjë të tjera të mbjella nëpër kubikë, me lartësi deri në 5 cm.
Policia po punon për kapjen e autorëve.