Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Mbi 800 të infektuar me Covid-19 dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit në vendin tonë, 18 pacientë në gjendje të rëndë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

820 raste të reja dhe 7 humbje jete nga Covid-19. Ky është bilanci i të dhënave për situatën pandemike për 24 orët e fundit në vendin tonë.

Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,012 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 223 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar

Njoftimi i plotë i MSH:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5544 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 820 qytetarë, në këto bashki: 386 raste në Tiranë, 56 në Vlorë, 45 në Shkodër, 42 në Krujë, 25 në Durrës, 21 në Elbasan, 20 në Berat, 17 në Kamëz, 16 në Kurbin, 14 në Kukës, nga 12 raste në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Gjirokastër, 10 në Lushnje, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 raste në Fier, Korçë, Pogradec, Dimal, nga 6 raste në Gramsh, Vorë, nga 5 raste në Has, Tropojë, Dibër, nga 4 raste në Peqin, Delvinë, Mallakastër, Shijak, nga 3 raste në Këlcyrë, Devoll, nga 2 raste në Skrapar, Kuçovë, Maliq, Tepelenë, Përmet, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Klos, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Bulqizë, Himarë, Poliçan, Librazhd.

Janë 12,483 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 223 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 81-83 vjeç, 1 qytetare 54 vjeçe nga Lezha, 1 qyterar 57 vjeç nga Shkodra, 1 qytetare 62, vjeçe nga Tirana, 1 qytetar 71 vjeç nga Berati, 1 qytetare 75 vjeçe nga Gjirokastra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,012 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (22 Shtator 2021) Raste të reja ditore 820 Të shëruar në 24 orë 1075 Të shtruar në spitale 223 Humbje jete në 24 orë 7 Testime ditore 5544 Testime totale 1,166,440 Raste pozitive 165,096 Raste të shëruara 150,012 Raste Aktive 12,483 Humbje jete 2,601 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 5501 Shkodër 1204 Durrës 1191 Fier 1108 Vlorë 713 Elbasan 642 Lezhë 562 Berat 472 Kukës 305 Korçë 302 Gjirokastër 259 Dibër 224

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img