Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mbi 800 parakalime të gabuara, 700 shoferë me celular në timon dhe 800 me shpejtësi tej normave, Policia bën namin me gjoba (Video)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2ba877c6e3c47607ecbfff7174a067c1

Vijon aksioni i Policisë së Shtetit për ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, ndërsa vetëm në dy ditët e fundit janë ndëshkuar në numër i lartë shoferësh të papërgjegjshëm.

Policia thotë se pjesa më e madhe e shoferëve të ndëshkuar me gjoba janë për parakalime të gabuara, përdorim i telefonit në timon, shpejtësi mbi norma dhe mungesë e rripit të sigurisë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në 12 Drejtoritë Vendore të Policisë,  kanë intensifikuar kontrollet duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha  akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.

Gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 9 drejtues mjetesh, 4 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 2 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga të cilat 76 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 3088 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore, nga këto:

834 masa administrative për parakalime të gabuara.

748 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

846 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

453 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

178 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

29 masa për shkelje të semaforit.

Nisur edhe nga përkeqësimi i motit  me reshje shiu dhe dëbore, Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi gjatë fundjavës lëvizjet në disa akse rrugore janë më të shtuara, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.  

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img