Ministria e Shëndetësisë Kosovës ka publikuar të dhënat për situatën pandemike për 24 orët e fundit. Nga 4.785 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid , 720 qytetarë dhe është regjistruar një humbje jete. Janë shëruar 159 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 158.909 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i MSH:
18 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.478 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.722.865 doza të vaksinës.
Deri më sot 797.229 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 36.925 doza përforëcuese dhe 2.182 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 4.785 testime, 720 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 159 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.909.
Në total numri i rasteve aktive është 5.678.