Mbi 500 familje përfituan nga granti, Ahmetaj dhe ministri zviceran Cassis inspektojnë rindërtimin e banesave në Shijak

Publikuar tek: politike, më 14:21 25-11-2020 Mbi 500 familje përfituan nga granti, Ahmetaj dhe ministri zviceran Cassis inspektojnë rindërtimin e banesave në Shijak Ministri Arben Ahmetaj dhe ministri i Jashtëm zviceran Igazio Cassis

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe ministri i Jashtëm të Zvicrës Ignazio Cassis kanë inspektuar sot procesin e rindërtimit të banesave në Shijak.

228 familje në Shijak e mbi 300 të tjera në Kurbin kanë përfituar nga granti zviceran prej 1.3 milionë euro. Këto banesa u dëmtuan nga tërmeti vdekjeprurrës i 26 nëtorit.

“Me Ministrin e Jashtëm të Zvicrës Ignazio Cassis për të parë nga afër si po rilindin banesat e rikonstruktuara me mbështetjen e grantit zvicerian!

228 familje në Shijak e mbi 300 të tjera në Kurbin, kanë përfituar drejpërsëdrejti nga fondi 1.3 milion euro i qeverisë zviceriane për rikonstruksionin e banesave me dëme të lehta e mesatare.

Në 50 vjetorin e marrëdhënie e dypalëshe mes dy vendeve tona, Zvicra konfirmon edhe njëherë mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë, si një vend mik e partner, jo vetëm në sfidën e rindërtimit nga rrënojat e tërmetit, por edhe në konsolidimin e themeleve të Shqipërisë europiane”, shkruan Ahmetaj. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bashkia e Tiranës nis dëgjesat për buxhetin 2021, Veliaj takim me të rinjtë: Vijojmë me ndërtimin e shkollave të reja, financim për start-up rinore
Spiropali tallet me takimin e Metës: Like Dekorata paska mbledh Tit Vasilin dhe Tritan Shehun, do iu bashkohet edhe Sali Gërmadha e do këndojnë… »
Article Logic
Execution time: 0.012641906738281
array(1) { ["section"]=> string(125) "mbi-500-familje-perfituan-nga-granti-ahmetaj-dhe-ministri-zviceran-cassis-inspektojne-rindertimin-e-banesave-ne-shijak-229075" }