Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mbi 48 orë përpjekje pa ndërprerje për të gjetur Arjan Salajn, zjarrfikësit e rraskapitur të shtrirë anës rrugës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Foto të trishta që flasin shumë. Ndërkohë që kolegët e tyre vijojnë punën, këta zjarrfikës kanë gjetur pak momente për të marrë frymë, pas orëve intensive të punës gjatë këtyre dy ditëve.

Është një tragjedi kjo që ka ndodhur dhe ende po ndodh në bodrumin e qendrës tregtare “Casa Italia” në Tiranë. Brenda ende nuk janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit ndërsa shefi i rojeve Arjan Sala nuk përgjigjet në telefon që në momentin që ka rënë zjarri. Dyshohet se ka ngecur brenda magazinës së përfshirë nga flakët dhe nga asfiksimi e më pas nga zjarri i madh mund të ketë ndërruar jetë.

Kanë kaluar 50 orë që nga momenti i flakëve dhe 33-vjeçari në fillim ndihmoi kolegët e tij të shpëtonin gjallë, por vetë nuk mundi të dalë më prej aty. Zjarrfikësit kanë bërë çmos që në fillim, por ende nuk kanë mundur që të shuajnë të gjithë zjarrin pasi ka shumë vatra dhe materialet që po digjen janë plastike dhe “të djegshme”, që do të thotë se e mbajnë zjarrin për një kohë të gjatë. Brenda në magazinë temperatura ka shkuar deri në 1000 gradë celcius. F

amiljarët e pikëlluar mezi presin të marrin lajme nga djali i tyre, që deri më tani nuk po gjendet.

WhatsApp Image 2021 03 26 at 17.48.16
WhatsApp Image 2021 03 26 at 17.48.15

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img