Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbi 4 muaj pa u paguar, punonjësit e inceneratorit të Fierit dalin në protestë, bllokojnë mjetet që transportojnë mbetjet

Shkruar nga Newsbomb
Mbi 4 muaj pa u paguar, punonjësit e inceneratorit të Fierit dalin

Punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë dalë në protestë ditën e sotme, pasi thonë se kanë 4 muaj pa marrë rrogat.

Ata kanë bllokuar mjetet që transportojnë mbetjet në incinerator, teksa shprehen se nuk do të ndalen derisa të marrin atë që u takon, pasi me ato rroga ushqejnë familjet dhe paguajnë qiratë.

“Kemi që në muajin janar deri tani nuk kemi martë rrogat, për vitin 2022 dhe nuk na japin asnjë lloj përgjigje, do i merrni sot, do i merrni nesër dhe ne kemi ngelur si peshku pa ujë. Nuk kemi administrator, po vijmë po bëjmë punën tonë rutinë, pa administrator. Kjo është protesta e dytë dhe nuk na jep njeri shpjegim. Ne u detyruam të bllokojmë hyrjen që të dëgjohemi se ka rënë në vesh të shurdhër”, tha njëri prej punonjësve.

Aktualisht ky incenerator administrohet nga shteti dhe aty depozitohen mbetjet e 4 bashkive të qarkut të Fierit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll