Hapësire reklamuese

Bota

Mbi 4 mijë viktima nga Covid në ditë në Indi, autoritet kërkojnë mbyllje mbarëkombëtare

Shkruar nga Newsbomb
Mbi 4 mijë viktima nga Covid në ditë në Indi, autoritet

India është në një situatë kaotike sa i përket pandemisë së koronavirusit. Për të dytën ditë radhazi India ka shënuar më shumë se 4 mijë viktima nga virusi në 24 orë.

Ministria e shëndetësisë e Indisë raportoi 4,092 viktima gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 242,362. Rastet e reja u rritën me 403,738, duke rritur totalin që nga fillimi i pandemisë në 22,3 milion.

Shumë qytete janë futur në karantinë, por duket se kjo nuk është një masë e mjaftueshme për të parandaluar përhapjen e virusit.

Autoritet kanë kërkuar që të ketë një bllokim mbarëkombëtarë, pasi situata është e rënduar dhe sistemi shëndetësor është në kolaps.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu