Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë.
Fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete. Janë bërë 4024 testime nga të cilat janë vetëm 2 raste të reja në 24 orët e fundit, 1 rast në Shkodër, 1 në Durrës.
Aktualisht janë 53 pacientë aktivë me COVID19. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë.
Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,014 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (1 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4024
Testime totale 808,786
Raste pozitive 132,523
Raste të shëruara 130,014
Raste Aktive 53
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22
Shkodër 13
Elbasan 6
Durrës 5
Lezhë 3
Berat 2
Fier 1
Vlorë 1
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.