Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbi 300 rrënjë kanabisi në fshatin Salcë të Tropojës, Policia shpall në kërkim një person, arrestohet kryeplaku dhe 2 inspektorë pyjesh (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Mbi 300 rrënjë kanabisi në fshatin Salcë të

Policia e Kukësit ka konstatuar dy hapësira të cilat ishin mbjellë me lëndë narkotike, kanabis sativa në fshatin Salcë dhe Padesh të Tropojë.

Shtetasi Mustaf Demaj është shpallur në kërkim për kultivim lëndësh narkotike.

Kryeplaku i fshatit Buçaj, Murat Qelia dhe dy inspektorë pyjesh janë vënë nën hetim për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi, Jetnor Tafaj dhe Ardit Qehaja.

Njoftimi i policisë/ Tropojë

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.   

Shpallet në kërkim 1 shtetas i dyshuar për kultivimin e disa bimëve narkotike, procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë.  

Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit,  kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policore se mund të ketë tendencë për kultivim.

Si rezultat i kontrolleve janë konstatuar dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Salcë dhe në fshatin Padesh.

Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit M. D., autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Padesh.

Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Shpërdorimi i detyrës", shtetasit: M. D., banues në fshatin Salcë, me detyrë kryeplak i fshatit Salcë, A. Q., banues në fshatin Tetaj, me detyrë Inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në Bashkinë Tropojë, J. T., banues fshatin Buçaj, me detyrë Inspektor për Pyjet dhe Mjedisin dhe shtetasi M. Q., kryeplak i fshatit Buçaj. 

Vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu