Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Mbi 300.000 raste në ditë, vala e Covid po shkatërron Indinë, disa vullnetarë marrin VENDIMIN e papritur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Situata pandemike vijon të jetë shkatërruese për Indinë. Numri i infeksioneve të koronavirusit u rrit të hënën në mbi 20 milionë, ku prej 12 ditësh vijojnë të regjistrohen rreth 300.000 raste në ditë. Epidemiologët parashikuan që pandemia mund të arrijë kulmin në dy ditët e ardhshme.

Infeksionet totale që nga fillimi i pandemisë kanë arritur në 19.93 milionë, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 3,417 në 218,959, tregojnë të dhënat e ministrisë së shëndetësisë. Të paktën 3.4 milionë njerëz janë duke u trajtuar aktualisht në spitale.

Por ekspertët mjekësorë thonë se shifrat aktuale mund të jenë pesë deri në 10 herë më të larta.

Spitalet janë tejmbushur dhe furnizimi me oksigjen sa vjen dhe bëhet më i pakët, ndërkohë që pacientët e prekur me Covid-19 po vdesin në shtretërit e spitaleve, në ambulanca dhe jashtë spitaleve.

Në shumë raste, grupet vullnetare kanë ardhur në ndihmë, duke siguruar oksigjen për të prekurit me Covid.

Jashtë një tempulli në kryeqytetin, New Delhi, një grup vullnetarësh po u siguron oksigjen pacientëve të shtrirë në stola brenda çadrave të improvizuara, të lidhur me një cilindër gjigand. Çdo 20 minuta apo më shumë, një pacient i ri vjen brenda për të marrë trajtimin me okigjen.

“Askush nuk duhet të vdesë për shkak të mungesës së oksigjenit. Është e vetmja gjë për të cilën ka nevojë secili”, tha Gurpreet Singh Rummy, një drejtues i Reuters.

spot_img

Më shumë

spot_img