Hapësire reklamuese

Bota

Mbi 29 mijë palestinezë të vrarë dhe afro 70 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

Shkruar nga Newsbomb
Mbi 29 mijë palestinezë të vrarë dhe afro 70 mijë

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka bërë me dije deri në ditën e sotme  29,692 palestinezë janë vrarë në Gaza, që nga fillimi i luftës më Izraelin më 7 tetor të vitit 2023, nga të cilët 86 prej tyre u vranë vetëm në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza gjithashtu njofton se numri i palesinezëve të cilët kanë mbetur të plagosur si pasojë e luftimeve është mbi  69,879 persona.

Megjithatë, burime Hamasi vazhdon të kërkojë lirimin e të burgosurve palestinezë në Izrael.

Përfaqësuesit e lëvizjeve palestineze Hamas dhe Fatah do të marrin pjesë në një takim që do të mbahet më 29 shkurt në Moskë.

Tetë punonjës të UNRWA, agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, u arrestuan nga ushtria izraelite për lidhjet e tyre të dyshuara me Hamasin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese