Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Mbi 28 milionë lekë dhurata cash, prokurori i Shkodrës Arben Smaçi sot në vetting

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokurori i Shkodrës Arben Smaçi do të përballet të enjten  në mëngjes me gjetjet e hetimit administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në një seancë publike që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në orën 10:00.

Trupa e KPK që ka kryer rivlerësimin kalimtar të prokurorit Arben Smaçi përbëhet nga komisionerët Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici, Firdes Shuli.

Smaçi e ka filluar karrierën në vitin 2010 në prokurorinë e Durrësit dhe në vitin 2011 është emëruar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Para fillimit të detyrës si prokuror në vitin 2010, subjekti i rivlerësimit ka pasur një pasuri familjare të deklaruar prej 1 milionë lekë. Në vitin e fundit të deklarimit pasuria familjare e subjektit kap vlerën 6.8 milionë lekë dhe përbëhet nga një apartament me vlerë 50 mijë euro, me kundravleftë në lekë 6.8 milionë lekë.

Të ardhurat familjare të subjektit kapin vlerën 11.9 milionë lekë gjatë periudhës së deklarimit dhe pëbëhen nga një dhurata në cash në vlerë 2.8 milionë lekë dhe 9 milionë lekë të ardhura për shkak të funksionit, shkruan Birn.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2017 deklaruesi rezulton me burime financiare të pamjaftueshme në vlerë 110,767 lekë për të mbuluar shpenzimet vjetore (për shkollim fëmije dhe shlyerje detyrimesh financiare).

Në vitin 2015 subjekti Arben Smaçi deklaron shtesë pasuri të paluajtshme apartament banimi në vlerë 50,000 euro, burim financimi për të cilin shërben pakësim depozitash ekzistuese, të ardhura nga vëllai i deklaruesit në Angli dhe 20,000 euro hua të marra nga persona të tretë.

Gjithashtu, në total dhuratat në cash të deklaruara gjatë viteve rezultojnë në vlerë 2,889,748 lekë.

Arben Smaci

Më shumë

spot_img
spot_img