Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
13 °
Mar
12 °
Mër
5 °
E premte, 24 Mars, 2023

Mbi 27 mijë ukrainas strehohen në Gjermani, autoritetet: Numri mund të jetë më i lartë

Lajme të ngjashëm

Më shumë se 27,000 refugjatë kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.  Lajmi është konfirmuar nga ministria e Brendshme gjermane.

“Policia Federale e Gjermanisë ka regjistruar 27,491 refugjatë nga Ukraina në Gjermani deri më tani”, konfirmoi një zëdhënës i ministrisë së brendshme këtë të shtunë, raporton CNN.

“Meqenëse nuk ka kontrolle kufitare, numri i refugjatëve të luftës që hyjnë në Gjermani mund të jetë tashmë shumë më i lartë”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Brendshme.

Që prej pushtimit rus, më 24 Shkurt, liderët botërorë i kanë dalë kundër presidentit rus Vladimir Putin, duke i kërkuar që të tërhiqet nga lufta, si dhe duke vendosur sanksione të ashpra Rusisë. Ukraina është në ditën e 10-të të luftës, ndërkohë autoritetet ukrainase thanë sot se Rusia nuk po respekton armëpushimin në qytete.    

Më shumë