Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Mbi 2 mijë të infektuar në 24 orët e fundit në Kosovë, 2 qytetarë humbin jetën nga Covid-19

Shkruar nga Newsbomb
Mbi 2 mijë të infektuar në 24 orët e fundit në

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat për situatën pandemike për 24 orët e fundit. Nga 8.416 testime kanë rezultuar pozitv me Covid 2.243 qytetarë dhe janë regjistruar 2 humbje jete. Janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm tëë tëë shëruarve në 161.170 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

24 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës.

Deri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 8.416 testime, 2.243 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170.

Në total numri i rasteve aktive është 19.519.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll