Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbi 2 mijë efektivë në terren, rrugët që do të bllokohen në Tiranë nga ora 20:00

Shkruar nga Newsbomb
Mbi 2 mijë efektivë në terren, rrugët që do të

Ditën e nesërme do të mbahet në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit. Për mbarëvajtjen e këtij Samiti janë angazhuar më shumë se dy mijë efektivë policie, ndërkohë disa prej rrugëve të kryqytetit do të bllokohen duke nisur nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme.

Policia e Shtetit ka publikuar edhe hartën e segmenteve që do të bllokohen, ku nis që nga Rinasi dhe deri në brendësi të qyteti. Perimetri i sigurisë nis nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, Ura e Dajtit deri tek Sheshi Nënë Tereza ndërsa do të jenë 1604 efektivë dhe 400 punonjës të Gardës së Republikës të angazhuar për këtë event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.

Duke filluar ora 20:00 e datës 15 tetor deri në përfundim të Samitit, më datë 16 tetor, në orën 20:00, do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe i qytetarëve, por do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve që janë rezidentë në ambiente banimi brenda perimetrit të sigurisë, në akset si më poshtë:

  • -Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”;
  • -Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”; 
  • -Rruga “Papa Gjon Pali II”, “ETC-RTSH-Stadium”;
  • -Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”;
  • -Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
  • -Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Papa Gjon Pali II”;
  • -Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
  • -Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
  • -Rruga “Ukraina e lirë”.
  • *Në rrugën “Papa Gjon Pali II”, nuk do të lejohet as lëvizja me këmbë, e qytetarëve.

Më datë 16 tetor, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, dhe nga ora 15:30 deri në orën 20:00, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve, në këto akse rrugore:

  • Rinas – Mbikalimi i Kasharit – autostrada “Durrës – Tiranë” – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës - rrethrrotullimi i Saukut – rrethrrotullimi pranë Akademisë së Sigurisë – Pallati i Brigadave – rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”;
  • Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri te Rruga e Elbasanit (ky ndalim vlen për të gjitha llojet e mjeteve);
  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan D’Ark” deri te sheshi “Nënë Tereza”;
  • E gjithë rruga “Papa Gjon Pali II”;
  • Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë - Fushë Krujë – Vorë”.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese