Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
37 %
2.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Mbi 15 mijë udhëtarë në ditë drejt Rinasit, Balluku thirrje shoferëve: Përdorni dy akse të tjera për të shkuar në veri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku përshkoi  sot në këmbë rrugën që të lidh me aeroportin e Rinasit, ndërsa bëri me dije se mbi 15 mijë udhëtarë  përdorin çdo ditë këtë rrugë.

Ajo u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të veriut, që të përdorin dy akse të tjera, atë të kthesës së Kamzës dhe atë të Vorës për të eleminuar trafikun në rrugën e Rinasit.  

Më herët Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri me dije se rruga e Rinasit është kthyer në gjendjen e mëparshme, duke u hapur për të dy drejtimet e lëvizjes. 

“Sot trafiku ka qenë më i lartë. Në  Rinas ulen dhe ngrihen 104 avionë në ditë, më shumë se 15 mijë udhëtarë gjatë ditës. Fluksi doitor në këtë zonë shkon në 30 mijë gjatë ditës. Ne gjatë këtyre ditëve kei parë të gjithë fluksin se nga vjen. Një tjeër element is htuar është univeristeti Epoka që parkojnë 500 makina në ditë. Kjo rrugë ndërtuar vetëm për  të aksesuar aeroportin e Rinasit, por me kalimin e viteve janë shtuar biznset dhe është shtuar trafiku.

Kjo rrugë është vetëm për aksesin e Rinasit dhe është në funksion të banorëve të zonës. Ne patëm shumë ankesa nga komuniteti dhe ne i respektojmë. Ajo që dua të kërkoj nga drejtuesit e mjeteve që përdorin veriun, është që të përdorin dy akse të tjera, atë  të kthesës së Kamzës dhe atë të Vorës.  Të gjitha automjetet që i drejtohen veriut, duhet të përdorin këto dy akse. Gjithçka zgjidhet vetëm nëse kemim akes, lejoni që kjo rrugë të jetë në përdorim nga banorët  e zonës dhe ata që i drejtohen Rinasit”, tha Balluku.

Më shumë


spot_img









spot_img