Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Mbi 13 viktima dhe shumë të zhdukur, Vietnami përgatitet për TAJFUNIN e radhës

Lajme të ngjashëm

Rrëshkitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar të paktën 13 viktima.   

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, pjesëtarët ishin pjesë e ekipit të shtëtimit në Vietnam. Personat ishin pjesë e grupit prej 21 anëtarësh për të ndihmuar punëtorët e bllokuar në një hidrocentral në ndërtim të goditur nga rrëshqitja në provincën Thua Thien Hue. Ushtarët u bllokuan nga rrëshqitjet e dheut gjatë rrugës për në hidrocentral, duke humbur edhe jetën.

Trupat ende nuk janë identifikuar ndërsa misioni i shpëtimit po vazhdon. Incidenti ndodhi më shumë se 10 kilometra (6.2 milje) nga rruga kryesore. Pak trupa janë tërhequr nga zona. Rrëshqitjet e tokës kishin goditur hidrocentralin Rao Trang-3 të hënën në mbrëmje. Autoritetet po përdorin anije me shpejtësi të lartë për të kapërcyer rezervuarin e hidrocentralit Huong Dien për t’iu afruar digës.

Ka raporte që më shumë njerëz janë varrosur në zonë për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Shirat e dendur kanë goditur Vietnamin që nga fundjava e kaluar. Reshjet ekstreme të shiut kanë shkaktuar përmbytje në provincat qendrore të Vietnamit, duke vrarë gati 20 njerëz, ndërsa 14 të tjerë janë zhdukur.

Vendi i Azisë Juglindore po përgatitet për tajfunin e shtatë, Nangka. Zyrtarët e meteorologjisë kanë parashikuar reshje të vazhdueshme shiu në rajon, të paktën deri në 20 Tetor, për shkak të presionit të ulët në veri të Detit të Kinës Jugore, i njohur gjithashtu si Deti Lindor në Vietnam.

Më shumë