Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Mbi 1 muaj në situatë të vështirë, drejtuesi i politik i PD: Edi Rama vazhdon të shfaqë hakmarrjen e tij primitive ndaj Shkodrës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a7ca2008c9c34118c8cb2f29e0b119af

Drejtuesi i PD në Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, ditën e sotme ishte pranë banesave të përmbytura dhe pranë banorëve të zonës së Nënshkodrës, të cilët janë në vështirësi të madhe.

Prej aty, Bushati i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të reagojë, ndërsa shtoi se përveç përmbytjeve, situatën e ka rënduar shumë edhe fillimi i reshjeve të dëborës.

“Pse heshtni z. Kryeministër?!

Duke mos mjaftuar fakti që zona e Nënshkodrës ka 38 ditë që zgjohet dhe fle në ujë, situatën ditën e sotme e ka rënduar më shumë edhe fillimi i reshjeve të dëborës.

Çfare duhet të ndodhë më tepër që të ktheni sytë dhe vëmendjen tuaj nga Nënshkodra?!

Ju rikujtoj se Shkodra vazhdon të jetë pjesë e Republikës së Shqipërisë, e si rredhojë nën përgjegjësinë tuaj totale”.

Ai thotë përmes një shënimi në rrjete sociale se situata e rënduar vijon prej më shumë se 1 muaji, por kryeministri nuk ka ndërmend ta ndihmojë qytetin e Shkodrës.

“Edi Rama vazhdon të shfaq hakmarrjen e tij primitive ndaj Shkodrës.

Jemi futur në ditën e 38-të dhe kryeministri ende nuk e sheh të arsyeshme të shfaqet në krah, e tu vi në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura.

Por jo vetëm ai, banorët e Nënshkodrës ndjehen të braktisur edhe nga e gjithë struktura qeveritare.

Me 25 Prill, shkodranët do ti përgjigjen me votë diskriminimit politik dhe krahinor”.

Më shumë

spot_img
spot_img