
Mbetjet e Bashkisë Durrës po dërgohen në Manzë për t’u djegur, për skak se është mbyllur vend-depozitimi i Porto Romanos.
Por djegia e mbeturinave ka bërë që tymi dhe era e keqe të pushtojnë zonën, duke nxjerrë banorët në protestë, të cilët ditën e djeshme kanë bllokuar edhe rrugën.
Ata nuk kanë lejuar kamionët të hynin në zonë, duke e detyruar Bashkinë e Durrësit të gjejë një destinacion tjetër për djegien e mbeturinave.
Fillimisht Bashkisë së Durrësit iu kërkua që mbetjet t’i çonte në landfillin e Sharrës, por për shkak të panmundësisë për të mbulur kostot, u përdor Manza për djegien e mbeturinave.
Tashëm duket se Bashkia e detyruar do t’i transportojë mbeturinat drejt Sharrës, pasi qytetarët nuk lejojnë që tymi dhe era e keqe të pushtojë zonën ku ata banojnë.