Hapësire reklamuese

Politikë

Mbeti jashtë Parlamentit, Agron Duka i prekur: Bëra gabim që besova te PD, çfarë ndodhi në Durrës dhe çfarë i thashë Bashës

Shkruar nga Newsbomb

Agron Duka, kreu i PAA, nuk mundi të sigurojë një mandat në qarkun e Durrësit duke mbetur jashtë Parlamentit.

Duka, i pesti në listë,tha se bëri gabim që garoi nën siglën e PD dhe këtë e kuptoi kur pa se në Durrës mungonin strukturat e kësaj partia. Nga ana tjetër Duka tha se përgjegjës për humbjen në tërësi të PD, nuk është vetëm Lulzim Basha.

"Organizimi i fushatës ishte i dobët mungonin strukturat e PD në Durrës. U trishtova. Po të dija gjendjen e PD do garoja i vetëm. Me çdo lloj sigle do isha më mirë.

Kanë bërë zgjedhje të një ish-kryetari të PD një anëtar një votë që punoi nja një vit e gjys dy pastaj u largua, u komandua një tjetër,m ky tjetri as u ps. Shtabi im elektoral ishte tërësisht i PAA.

Unë do kisha dalë shumë më mirë, një mandat absolutisht por gabimin e bëmë, besova shumë. Vendimi qe i gabuar, me siglën e PAA vetëm, mund të ishte rezultat pozitiv, nuk është normale që unë të rri jashtë parlamentit që isha një nga përkrahësit kryesorë të opozitës, të majtët më propozonin tërë kohës. Nëse unë kam marrë një vendim që rezultoi i gabuar, edhe ata që kanë dalë të fituar s’kanë pse merren me analiza.

Basha më pyeti kur po numëroheshin votat: Hë si duket situata? I thashë: sipas trendit në Durrës, mandati i pestë s'ka shanse të merret. Mua më vjen keq dhe për të, ishte i mërzitur. I thashë kjo është një humbje beteje ju duhet të shikoni përpara.

Këdo të pyesësh në Durrës, nuk besoj se mendon që unë duhej të isha jashtë Parlamentit në krahasim me ata që shkuan në parlament", tha kreu i PAA në News 24.

Për humbjen e PD, Duka theksoi se nuk e ka fajin vetëmBasha por gjithë anëtarët e PD. "Ata që u larguan se s’gjetën emrin në listat e kandidatëve, humbja është e të gjithëve jo vetëm e Bashës”, tha Duka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll