Hapësire reklamuese

Rajoni

Mbeten të larta shifrat e Covid në Kosovë, 1 qytetar humb jetën në 24 orët e fundit

Shkruar nga Newsbomb
Mbeten të larta shifrat e Covid në Kosovë, 1 qytetar humb

Ministria e Shëndetësië së Kosovës ka publikuar të dhënat për situatën pandemike për 24 orët e fundit. Nga 9.253 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 1.853 qytetarë dhe 1 pacient ka humbur jetën. Janë shëruar 1.639 qytetarë, duke er çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 180.407 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

04 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.416 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.789.127 doza të vaksinës.

Deri më sot 807.383 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 86.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 9.253 testime, 1.853 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 1.639 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 180.407.

Në total numri i rasteve aktive është 31.084.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll