Hapësire reklamuese

Rajoni

Mbështjellë me çarçaf dhe e futur në kuti, shqiptarët kapen me kufomën në bagazh në Itali: Duam ta varrosim në vendlindje

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Policia italiane ka mbetur e habitur kur në bagazhin e automjetit të dy shqiptarëve nga Kosova është gjetur një trup i pajetë. 

Sipas mediave italiane trupi i pajetë ishte i afërmi i dy shqiptarëve. Ata e kishin mbështjellur trupin me një çarçaf dhe e kishin futur në një kuti në bagazhin e makinës. Kosovarët e kishin vendosur trupin në makinë dhe do të bënin kështu linjën nga Bari drejt Kosovës.

Mediat italiane raportojnë se nuk bëhet fjalë për çështje kriminale, por vdekje natyrore.

Pas verifikimeve rezultoi se dy shqiptarët nga Kosova po përpiqeshin ta transportonin të afërmin e tyre në vendin e origjinës, ku edhe do të varrosej.

E gjitha kjo mendohet të jetë bërë për të shmangur procedurat doganore të cilat kushtojnë dhe mund të kenë qenë të papërballushme nga shqiptarët e Kosovës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu