Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

“Mbështetja e ambasadorëve për Bashën, e pasinqertë”, Hajdari: SHBA më këshilloi që mos të lija mandatin, Berisha as nuk ngriti gishtin…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputetja Rudin Hajdari deklaroi mbrëmjen e sotme se mbështetja e ambasadorëve për kreun e PD-së Lulzim Basha është e pasinqertë. Sipas saj ata janë të zhgënjyer me kryedemokratin nga djegia e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve.  

Basha ka mbështetje nga ambasadorët se nuk është mbështetje super e sinqertë se Basha ka pasur lëkundje dhe nuk ka qenë konsistet në lëvizjet e tij sa i përket Amerikës, la mandatet, vendim kundër dëshirës së amerikanëve dhe bojkotimit të zgjedhjeve, kjo nuk mbështetej nga SHBA dhe DHASH, këto e dëmtuar Bashën dhe ka pasur edhe ndëshkime, sa i përket këtyre dy vendimeve. Por fakti që sot, edhe ambasada amerikane përtej faktit që është e zhgënjyer nga gjërat që shkojnë në PD, por duhet ecur përpara, mendoj që SHBA po luajnë rol pozitiv se po mbrojnë opozitën”, u shpreh Hajdari në Report Tv.

Ndër të tjera  Hajdari zbuloi se SHBA e këshilloi që mos të linte mandatin e deputetes, ndërsa quan fajtor Sali Berishën, i cili sipas saj “nuk ngriti as gishtin” kur kjo e fundit u përjashtua nga Basha.

“Ata më këshilluan që ta mbaja mandatin dhe ishin një këshillim që në fakt do çonte në një precedent shumë të vështirë për Shqipërinë. Ishte një vendim parimor që më kushtoi shumë në mënyrën se si u soll Lulzim Basha për të më përjashtuar nga PD, dhe e quaj fajtor Berishën që nuk ngriti gishtin, duke qenë se isha e bija e Azem Hajdarit, plus që kisha edhe vlera për PD, 20 vit jetoja në SHBA, kam punuar në kongresin amerikan. Të dy janë bashkëfajtor në mënyrën se si po drejtonin PD”, tha ish-deputetja  Hajdari.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img