Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Mbështetësit e PD ndaluan makinën me ushqime për IFTAR, se menduan se ishte e PS; Reagon Edi Rama: Çmenduri e padëgjuar e paramilitarëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama e quan “çmenduri të padëgjuar” veprimin e mbështetësve dhe përfaqësuesve të PD, të cilët pasditen e djeshme ndaluan një makinë në Vaqarr dhe rrahën shoferin e saj, se menduan se ishte e PS.

“Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e “mbrojtjes së votës” është një çmenduri e padëgjuar! Thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim! E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve”, shkruan Rama.

Si ndodhi ngjarja dje në Vaqarr:

Më herët, Policia e Tiranës njoftoi se ka proceduar penalisht Florenc Hoxhën, përfaqësues i Partisë Demokratike, pasi pasditen e djeshme i ka bllokuar rrugën një makine me ushqime në Vaqarr dhe ka rrahur shoferin, duke pretenduar se ushqimet po shpërndaheshin për vota nga PS.

Sipas njoftimit, shtetasi Bledar Goga ka telefonuar Policinë pasi Florenc Hoxha dhe persona të tjerë i kishin bllokuar rrugën, duke e kërcënuar të zbriste nga makina, me pretendimin se në këtë mjet kishte produkte ushqimore që përdoreshin në këmbim të votës. I pranishëm ishte dhe përfaqësuesi tjetër i PD Belind Këlliçi.

Blutë e Tiranës sqrojnë se këto ushqime ishin përgatitur për t’ua shpërndare për iftar, besimtarëve mysliman që agjërojnë. Edhe më herët, neësbomb.al raportoi se ndihmat e bllokuara dje nga PD me pretendimin se po shpërndaheshin nga PS për vota, kur në fakt ushqimet ishin dhuruar për iftar nga një organizatë bamirëse, për besimtarët myslimanë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img