Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbështetësit e Berishës nisin ritualin poshtë banesës së ish-kryeministrit

Shkruar nga Newsbomb
Mbështetësit e Berishës nisin ritualin poshtë banesës

Edhe këtë të enjtë, ashtu si çdo ditë tjetër dhjetëra mbështëtës së ish-kryeministrit Berisha kanë mbëritur poshtë ballkonit të tij, në rrugën Mustafa Matohiti.  Ata kundërshtojnë masën e sigurisë të dhënë nga GJKKO për Berishën.

Kujtojmë që Sali Berisha është në hetim për korrupsion pasiv nga funksionarë të lartë, vepër penale e kryer në bashkëpunim.

“Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti”, Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.

Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Mbikëqyrja e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si dhe urdhërimeve të përcaktuara në këtë vendim të kontrollohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, thuhej ndër të tjera në vendimin e GJKKO-së më 30 dhjetor 2023.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese