Hapësire reklamuese

Politikë

Mbështetësit e Berishës mblidhen sërish poshtë banesës së tij

Shkruar nga Newsbomb
Mbështetësit e Berishës mblidhen sërish poshtë

Mbështetës demokratë janë mbledhur sërish mbrëmjen e kësaj të enjte para banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej muajit dhjetor.

Ata kundërshtojnë masën e arrestit të shtëpisë të vendosur nga GJKKO dhe kërkojnë heqjen e masës të vendosur ndaj tij.

Kujtojmë se 1 ditë para ndërrimit të viteve ish-kryeministrit iu dha masa “arrest shtëpie” si dhe iu caktua të komunikojë vetëm me bashkëshorten e tij, Lirie Berisha dhe me asnjë person tjetër.

Mirëpo, këto masa nuk i kanë ndaluar demokratët që t’i tregojnë mbështetjen e tyre Berishës. Berisha është në hetim për korrupsion pasiv nga funksionarë të lartë, vepër penale e kryer në bashkëpunim.

“Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti”, Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.

Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Mbikëqyrja e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si dhe urdhërimeve të përcaktuara në këtë vendim të kontrollohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, thuhej ndër të tjera në vendimin e GJKKO-së më 30 dhjetor 2023.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese