Hapësire reklamuese

Politikë

Mbështetësit e Berishës e dhunuan në 8 janar, Bejko: Ai donte ta merrte selinë e PD me vëllavrasje, dërgoi njerëzit

Shkruar nga Newsbomb
Mbështetësit e Berishës e dhunuan në 8 janar, Bejko: Ai

Anëtari i Kryesisë së PD Roland Bejko, ka thënë mbrëmjen e djeshme se Sali Berisha donte të merrte selinë blu më 8 janar me vëllavrasje. Sipas tij, Policia bëri mirë që ndërhyri pasi ish-kryeministri dërgoi njerëzit në "kullën e partisë".

Në emsionin "Ora e Berit", Bejko dënon përdorimin e gazit nga Policia dhe thotë se atë nuk e meritonin demokratët, por vetëm një person, Sali Berisha.

"Berisha është bashkëfajtor me Bashën për humbjet dhe është pa perspektivë, sepse e kanë izoluar amerikanët. Këtë e kuptojnë të gjithë njerëzit që kanë dy pare mend. Të gjithë i kanë dënuar elementët parapolitike me të cilat Berisha do të marrë partinë.

Berisha kërkoi që ta merrte kullën e partisë me vëlla vrasje duke i nxitur të futen atje. Për datën 8 janar po bëj një deklaratë personale: padiskutim e dënoj ekzagjerimin e gazit që përdori policia kundër demokratëve, pasi e meritonte vetëm një person, Sali Berisha. Ai i dërgoi njerëzit atje dhe shumë mirë që PD-ja e thirri policinë. Atje ndryshe do të ishte bërë vëlla vrasje", tha Roland Bejko.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu