Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Mbështetën PD në fushatë, Liçaj për rezultatin: Jemi një shoqëri e tërë e korruptuar. Budina: Shteti ushtron dhunë se s’ka votat e sigurta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy aktorët e njohur të Aleancës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, Edmond Budina dhe Neritan Liçaj, dy zëra të fortë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, kanë komentuar rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve.

I pyetur se si do ta kundërshtojë Liçaj ndërtimin e Teatrit të Ri nëse Rama merr mandatin e tretë, ndryshe nga sa i kishte premtuar Basha që tha se do e ndërtonte “ku dhe siç ishte”, Liçaj tha se do të jetë tepër e vështirë.

“Nëse merr mandat të tretë Rama e kemi shumë vështirë pastaj, megjithatë gjithmonë jemi përshtatur çfarë ka bërë qeveria, sepse ne jemi lëvizje qytetare nuk mund të ndërtojmë strategji, etj. Në varësi të asaj çka do të bëjnë ata”, deklaroi Liçaj në “Ora Neës”.

Ndërsa Budina tha se shpreson te prmbysja e rezultatit. Sipas tij, pasiguria e votave në kutitë e mbetura të votimit, e detyron qeverinë të krijojë incidente në pikat e numërimit.

“Për mendimin tim do të fajësoja shtetin, qeverinë, prezencën e shtetit. Shteti e drejton gjithë këtë dhunë. Ata erdhën të na vrisnin, e shembën teatrin me njerëz brenda. E kemi provuar vetë. Edhe ajo që ndodhi në Elbasan, edhe ajo që ndodhi në Kavajë, nuk janë të rastësishme. Ne nuk i dimë rezultatet deri në fund, dhe mbase në ato kuti që kanë mbetur është gjithë e vërteta. Dhe për të mos zbuluar këtë të vërtetë ata përgatisin dhunë”, deklaroi Budina.

Ndërsa për rezultatin e përgjithshëm në favor të Partisë Socialiste, Liçaj ia vuri fajin degradimit, sipas tij të shoqërisë shqiptare.

“Është një shoqëri e tërë e korruptuar, dhe këtu mbyllet çdo lloj diskutimi. Ne nuk kemi më as kode si shoqëri, as instikte të mira njerëzore, ne po humbasim, shqiptar si individ po bjerret nga gjithçka”, u shpreh Liçaj.

“A duhet t’i paragjykojmë ata që s’votojn si ne?”, ndërhyri duke e pyetur gazetari Alfred Lela, por Liçaj i qëndroi asaj që tha më parë.

“Po them si komb, as s’ka më, blihen, shiten, ai as s’e mendon dot që ai që i ka vënë shkelmin në fyt, do ja vë edhe për katër vite të tjera, dhe pse ia ka blerë 100 euro votën”.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img