
Kryeministri Edi Rama thotë se drafti i pranuar nga Kosova dhe Serbia është ai BE, teksa shkruan se Shqipëria mbështet Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe se do vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes.
Ai me anë të një postimi në twitter thotë se është krenar për kontributin e Shqipërisë që ka dhënë në procesin e vështirë për normalizimin e marrëdhënies të Kosovës me Serbinë. Kreu i qeverisë bën me dije se së shpejti do të bëjë një vizitë në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen e tij.
“Nuk mund të jem më krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është draft i BE-së.
Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të fqinjësisë sonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, shkruan Rama në platformën X, ose e njohur si ish-Twitter.