Tirana
mist
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Die
32 °
Hën
35 °
Mar
37 °
Mër
36 °
Enj
34 °
E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

“Mbështes Finlandën dhe Suedinë për anëtarësimin në NATO”, Meta thirrje qeverisë: Merrni masat dhe përfundoni sa më parë procedurat dhe akteve ligjore…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta thotë se Shqipëria mbështet kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta i bën thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të marrin të gjitha masat për përfundimin sa më parë të procedurave dhe akteve përkatëse ligjore në funksion të miratimit sa më të shpejtë të kërkesës së dy vendeve për anëtarësim.

albsig

spring

“Mbështes fuqimisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, të paraqitura sot zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg nga Ambasadorët respektivë.

I bëj thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të marrin të gjitha masat për përfundimin sa më parë të procedurave dhe akteve përkatëse ligjore në funksion të miratimit sa më të shpejtë të kërkesës së dy vendeve për anëtarësim.

Anëtarësimi në NATO i  Finlandës dhe Suedisë, dy vende të konfirmuara si kampione të lirisë dhe të të drejtave të njeriut, do të forcojë sigurinë e përbashkët dhe do t’i japë një vlerë të shtuar parimeve demokratike që e bëjnë NATO-n, Aleancën më të madhe dhe të suksesshme politiko-ushtarake në botë. #ËeAreNATO”  shkruan Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img