Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbërritja e vaksinave Pfizer në Rinas, reagon ambasada e BE: Kjo paketë u mundësua nga Austria, deri në fund të gushtit do të dërgojmë 145 mijë doza

Shkruar nga Newsbomb
Mbërritja e vaksinave Pfizer në Rinas, reagon ambasada e BE: Kjo

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama njoftoi se në Rinas mbërritën 11.700 vaksina anti-COVID të kompanisë Pfizer.

Ambasada e BE-së në vendin tonë në një reagimnë rrjetet sociale thotë se vaksinat ishin pjesë të paketës së 5-të të financuara nga Bashkimi Europian dhe u mundësuan nga Austria, ndërkohë që njofton se deri në fund të gushtit do të vijnë në Shqiëpri 145 mijë doza.

“Paketa e pestë e vaksinave të financuara nga BE BioNTech/ Pfizer dhe të mundësuara nga Austria sapo mbërritën! Një total prej rreth 20,000 vaksinash Pfizer janë dorëzuar brenda muajit maj duke e ndihmuar Shqipërinë të luftojë COVID-19. Vaksinat e financuara nga BE do të vijnë çdo javë deri në fund të gushtit për të arritur 145.000”, shkruan ambasada e BE.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu