Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Mbërriti i plagosur në Shkodër, ndërron jetë në spital 44 vjeçari nga Lezha

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pjetër Kola, 44 vjeç nga Lezha që mbërriti i plagosur mbrëmjen e sotme në spitalin e Shkodrës, raportohet se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Policia e Shkodrës ka dalë me një njoftim zyrtar për rastin dhe thotë se Pjetër Kola është plagosur me armë rreth pasdites, në fshatin Qafë Çelë të Pukës. Prej atje, ai është dërguar në Spitalin e Shkodrës për ndihmë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

“Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç,  nga Lezha,  i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton Policia e Shkodrës.

Lexo edhe: Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një person mbërrin i plagosur në spital (EMRI)

Më shumë




spot_img








spot_img