Një kolonë prej rreth 1000 makinash që transportote njerëz të evakuuar nga Mariupoli hyri në qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia.
Lajmine konfirmoi Petro Andryushchenko, ndihmës i kryetarit të bashkisë së Mariupolit. Ai tha se kolona kishte opritur 3 ditë për t’u lejuar që të hynte në Zaporizhzhia.
Më shumë se 10 milionë njerëz janë zhvendosur nga Ukraina që nga fillimi i luftës, ndërkohë që sulmet vijojnë kryesisht në MAriupol dhe rajonin e DOnbasit. Në fabrikën e çelikut Azovstal mbeten të rrethuar nga rusët qindra civilë dhe ushtarë ukrainas, të cilët nuk pranojnë të dorëzohen.