Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbërrin në Prokurori vendimi i Kuvendit. Pas kafes me Priftin, Doshi: Ramës i intereson karrigia

Shkruar nga Newsbomb

Ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme vendimi i Parlamentit, vendim që autorizon arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Por në këtë kohë, deputeti Doshi është parë në ambientet e nje lokali, në shoqërinë e Dritan Priftit.

Doshi ka thënë se kryeministrit Rama i intereson vetëm karrigia. Ai tha se nga sot, me akuzat e Prokurorisë do të sqarohet në Gjykatë. Sipas Doshit, ai po arrestohet pasi nuk u arrit të eleminohej fizikisht.

“Në kohë të Enver Hoxhës janë pushkatu 5 vetë. Një kontribut për shqiptarët ta marrin vesh se ku ka shku krimi. Qysh sot demokraci nuk ka në Shqipëri. Kur nuk zbatohet ligiji për deputet imagjinoni për qytetarët e thjeshtë. Një qytetar që denoncon, përfundimin e ka në burg. Për kryeministrin Rama është se ai ndodhet në një pozitë jo shumë të mirë se unë kam punu 10 vjet për të, por më shumë I intereson karrigia. Çdo gjë e pres edhe arrestimin, nuk është problem. Në gjykatë Prokuroria është e detyruar t’I paraqesë ato prova. I ka prokuroria. Është një provë e patjetërsueshme. Do sqarohemi në gjykatë”, ka thënë deputeti Doshi.

Sot Parlamenti votoi me 80 vota pro heqjes së imunitetit të deputetit Doshi dhe me 79 vota pro, për heqjen e imunitetit të deputetit Mark Frroku. Vendimi autorizon arrestimin e dy deputetëve si dhe ushtrimin e kontrollit në ambientet private të dy deputetëve.

Më herët u mblodh edhe grupi Parlamentar i PD ku u vendos mosmarrja pjesë në votimin e zhvilluar në seancën parlamentare.

Arsyeja e bojkotit ishte se PD kërkonte videon e përgjimit ambiental realizuar në Prokurori mes Doshit e Bamit.

Doshi deklaroi dje se në këtë video Bami i kishte rrëfyer se ishte kërcënuar me jetën e fëmijëve të tij nga një efektiv i forcave speciale që mos mbështeste versionin e Doshit. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu