Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbërrin në Presidencë trupi i pajetë i Bujar Nishanit, nisin homazhet për ish-kreun e shtetit

Shkruar nga Newsbomb
Mbërrin në Presidencë trupi i pajetë i Bujar Nishanit, nisin

Pak më parë ka mbërritur në Presidencë trupi i pajetë i ish-presidentit Bujar Nishani. Ashtu si dhe ishte lajmëruar më herët në orën 10:00 kanë nisur homazhet në nder të tij.

Mësohet se arkëmorti i ish-presidentit është vendosur në sallën “Skëndërbeu”, ku familjarët e tij po presin vizita nga miq, të afërm dhe dashamirës.

Ndërkohë ditën e nesërme do të mbahen homazhet zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit. Më pas ai do të përcillet për në banesën e fundit, ku do të prehet te varrezat e Sharrës.

Programi i ceremonisë në nder të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani:

Dt. 1 qershor 2022 (e mërkurë)

– Mbërritja e arkëmortit me trupin e Presidentit Bujar Nishani në Tiranë herët në mëngjes dhe do të vendoset Sallën “Skënderbeu” të Institucionit e Presidentit.

– Paradite ora 10:00-14.00 dhe pasdite 16.30-22.00, familja do të presë vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.

Dt. 2 qershor 2022 (e enjte)

Ora 10:00-12.00 Homazhet zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.

Pas orës 12.00 arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor shkon në këmbë deri të Ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

– Ceremonia e varrimit dhe fjalime lamtumire.

– Dreka mortore në nderim të të ndjerit President Bujar Nishani

Bujar Nishani ndërroi jetë teksa po kurohej në spitalin universitar Charite në Berlin, një ndër spitalet më të njohur në Gjermani, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar, çka solli dhe vdekjen e tij të shtunën.

Për ndarjen e tij nga jeta pati një numër të madh mesazhesh ngushëllimi, jo vetëm nga politika shqiptare, por edhe nga institucione të rajonit dhe ato ndërkombëtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu