18 tanke gjermane Leopard 2 kanë mbërritur në Ukrainë, të cilët ishin premtuar nga Gjermania për mbështetjen e Kievit në mbrojtjen ndaj pushtimit rus.
Rreth 40 automjete luftarake të këmbësorisë Marder kanë zbarkuar gjithashtu në Ukrainë. Qeveria gjermane njoftoi gjatë muajit janara se do të furnizonte Ukrainën me tanke Leopard 2, duke përmbushur kërkesën e vazhdueshme të Presidentit Zelensky.
Pas Berlinit, pritet që edhe vendet e tjera të dërgojnë tanke Leopard për mbrojtje ndaj sulmit të forcave ruse.
Sondazh
Poll