Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Mbërrijnë rusët e parë në Shqipëri, me mijëra të tjerë do të vijnë në javët në vijim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Çarteri i parë me 2020 turistë nga Moska ka mbërritur në Shqipëri.

Si duket ky vit turistik do të jetë më shpresdhënës se i viti të kaluar, pasi janë lehtësuar masat anti-Covid.

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba ka postuar disa foto nga momenti kur rusët kanë zbritur në Rinas dhe shkruan se administratorja e ALER Travel, Tatjana Bajraktari, ka thënë se çdo javë do të mbërrijë një avion çarter me 220 turistë rusë, duke synuar dyfishimin e tij për këtë sezon turistik dhe rritjen graduale për vitin e ardhshëm.

Ardhja e turistëve rusë në Shqipëri konsiderohet rritje e nivelit të turistit pasi siç dihet, turistët rusë hyjnë tek turistët e luksit dhe që paguajnë më shumë për netëqëndrimet në resorte.

 “Mbërriti sot për herë të parë çarteri me 220 turistë nga Moska. Pas përpjekjesh të shumta të tur operatorëve shqiptarë për të çelur një korridor komunikimi me Rusinë, ALER Travel i ka finalizuar këto përpjekje me një marrëveshje. Tatjana Bajraktari, administratorja e ALER Travel na zbulon se çdo javë do të mbërrijë një avion çarter me 220 turistë rusë, duke synuar dyfishimin e tij për këtë sezon turistik dhe rritjen graduale për vitin e ardhshëm. Ardhja e turistëve rusë në Shqipëri konsiderohet rritje e nivelit të turistit pasi siç dihet, turistët rusë hyjnë tek turistët e luksit dhe që paguajnë më shumë për netëqëndrimet në resorte. Kjo verë do të jetë edhe një test për hotelet shqiptare, nëse do ta lënë të kënaqur kontingjentin më të ri e më kërkues në tregun turistik shqiptar” shkruan Flora Xhemani Baba në postimin e saj.

203133528 316874900088252 1058308829547568301 n 1

Më shumë

spot_img
spot_img