Kanë mbërritur në vendin tonë mbrëmjen e sotme 74,880 doza të vaksinës Pfizer. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësosë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se vaksinat janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.
Deri më tani kanë mbërritur në Shqipëri 2,571,840 vaksina anti-Covid-19.
“Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19.
Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan Manastriliu.
Sondazh
Poll