Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
13 °
Mar
12 °
Mër
5 °
E premte, 24 Mars, 2023

Mbërrijnë në Shqipëri mbi 140 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer, Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të vaksinohen

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme kanë mbërritur në Shqipëri edhe 140.400 doza të tjera vaksine nga marrëveshja me kompaninë Pfizer.

Deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 3,423,030 doza vaksine antiCOVID, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që të vaksinohen, në mënyrë që të mbrojnë veten dhe shëndetin e familjarëve të tyre.

“Mbërritën sërish 140.400 doza vaksine nga marrëveshja me kompaninë Pfizer.

Deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 3,423,030 doza vaksine antiCOVID.

Vaksinohuni sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të familjarëve tuaj. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore”, shkruan Ministria e Shëndetësisë.

Më shumë