Tirana
few clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1.5kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Mbërrijnë në Shqipëri 5 gratë dhe 14 fëmijët shqiptarë nga kampi Roj në Siri, Rama: Do të ketë edhe një operacion tjetër

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kanë mbërritur në Shqipëri mëngjesin e sotëm 5 gratë dhe 14 fëmijët shqiptarë që prej vites ishin të “ngujuar” në kampin Roj në Siri.

Riatdhesimi i tyre u bë i mundur falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me autoritetet libaneze, teksa kryeministri Rama u shpreh se do të ketë edhe një operacion tjetër për riatdhesimin e shqiptarëve të tjerë që vuajnë në kampet siriane.

“Kjo është ora që përmbyll një oeperacion të jashtëzakonshëm që na jep mundësinë të çojmë drejt shtëpive 19 bashkëatdhetarë të tjerë nga kampet e ferrit në Siri. Këtë herë 5 gra dhe 14 fëmijë, të cilët mundëm t’i shkëpusim pas një përpjekje të gjatë, një operacioni të ndërlikuar me shumë vështirësi dhe jo pak rreziqe dhe falë ndihmës të posaçme nga konsulli ynë i nderit në Liban dhe gjenerali Abas.

Është vërtet një ngjarje pozitive dhe ne nuk do të ndalemi këtu, ka edhe një operacion tjetër potencialisht për t’u zhvilluar, me një numër që ende nuk e dimë, por llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin, në mos pak më i vogël, duke menduar që më shumë se gjysma tanimë është marrë dhe është në vendin tonë. Një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe struktura e Antiterrorit. Minsitrin e falenderoj sepse prej muajsh ka ndjekur operacionin dhe ka bërë një vizitë të posaçme në Bejrut. Ky është një zotim që është i gjallë qysh kur është shfaqur ky problem dhe ne do e mbajmë deri në fund”, tha Rama.

Më shumë

spot_img