Mbërrijnë në Greqi 8 mijë dozat e para të vaksinës Moderna

Publikuar tek: rajon, më 14:14 13-01-2021 Mbërrijnë në Greqi 8 mijë dozat e para të vaksinës Moderna

Në Greqi kanë mbërritur 8,000 dozat e para të vaksinës kundër Covid-19 të kompanisë farmaceutike Moderna.

Mediat greke raportojnë se 20,000 doza vaksinash pritet të dorëzohen nga Moderna deri në fund të janar, 115,000 doza në shkurt dhe 105,000 doza në mars. Dorëzimet totale të Moderna për tremujorin e parë janë 240,000 doza.

Greqia do të marrë gjithashtu 427,050 doza nga Pfizer deri në fund të Janarit, 362,700 doza deri në fund të Shkurtit dhe 558,675  të tjera në mars.

Në total, 1,348,425 do të dorëzohen nga Pfizer deri në fund të Marsit. Këtyre mund t’u shtohen edhe 1,180,930 të tjera nga marrëveshja shtesë e Pfizer me Komisionin Europian.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shoferi 19-vjeçar nuk i bindet tabelës “STOP”, merr zvarrë motorin, humb jetën 25-vjeçari shqiptar (FOTO)
»
Article Logic
Execution time: 0.013214111328125
array(1) { ["section"]=> string(65) "mberrijne-ne-greqi-8-mije-dozat-e-para-te-vaksines-moderna-234824" }