Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbërrijnë 8190 doza të vaksinës Pfizer, Manastirliu tregon numrin e vaksinimeve në vendin tonë

Shkruar nga Newsbomb
Mbërrijnë 8190 doza të vaksinës Pfizer, Manastirliu tregon

Mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë mbërritur edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer, me numrin e vaksinave të mbërritura në vednin tonë që shkon në 703.550.

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se ditën e sotme numri i vaksinimeve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 345.934 që nga fillimi i fushatës së vaksinimit.

“Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në mbrëmje, duke arritur në 703,550 doza vaksinash në vend.

Deri tani, me ekipet tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345,934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Manastirliu.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll