Mbrëmjen e djeshme kanë mbërritur në vendin tonë 375,000 doza të vaksinës Pfizer. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiriu, e cila shkruan se mbështetja e BE ka qenë e pakursyer në ditë e vështira.
“Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Përgjatë gjithë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer.
Kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në #IShP 375,000 doza të vaksinës Pfizer, një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon e na bën më të forte”, shkruan Manastirliu.
Sondazh
Poll