Kanë mbërritur në vendin tonë edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se dozat e vaksinës janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,646,720 vaksina anti-Covid-19.
“Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,646,720 vaksina antiCOVID-19.Jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan Manastirliu.
Sondazh
Poll